Lajme

Dështon mocioni kundër Zaevit, opozita nuk bën kuorumin prej 61 deputetësh, dyshohet se deputeti u kindapua

Ka dështuar tentativa e parë e opozitës për ta rrëzuar kryeministrin Zaev dhe qeverinë e tij. Opozita pretendon se ndalimi pa vullnetin e vet i njërit prej deputetëve e bëri të pamundur kuorumin e duhur.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, arriti të enjten ta shmangë mocionin për rrëzimin e qeverisë së tij, pasi opozita nuk i siguroi dot votat e nevojshme.

Pak para mesnatës, kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, konstatoi mungesë kuorumi apo më pak se 61 deputetë që do duheshin për seancën.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare u larguan me aludimin se partitë në pushtet kishin kindapuar Kastriot Rexhepin, deputetin e Lëvizjes Besa që ditë më parë firmosi për ta rrëzuar qeverinë.

Rexhepi u shpreh me videomesazh se ndërroi mendje pasi mund të dëmtonte aspiratat euroatlantike të vendit.

“Kjo që ndodhi në Parlament janë metoda të shekullit të 16-të dhe 17-të. Ai duhet të kishte ardhur në Parlament dhe të kishte votuar kundër. Ky është turp i madh për demokracinë,” deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Rruga Press

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *