Bota

Foto/ Zbulohet varri i lashtë, gjenden eshtrat e 25 personave

Arkeologët kanë zbuluar një tjetër varr të lashtë masiv, në kështjellën e Chan Chan në veri të Perusë, ku u gjetën eshtrat e burrave, grave dhe fëmijëve parakolumbianë. Ekipi i kërkimit gjeti eshtrat e 25 njerëzve, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe dhjetëra enë qeramike apo objekte të tilla si gjilpëra të përdorura në punën e tekstilit, tha arkeologu Jorge Meneses.

Të gjitha objektet që janë gjetur pranë tyre kanë të bëjnë me prodhimin e tekstilit. Ndoshta këta njerëz i janë përkushtuar atij,” shpjegoi Sinthya Cueva, drejtore e Programit të Kërkimeve Arkeologjike.

Varri u zbulua rreth tre javë më parë në Chan Chan, rreth 500 kilometra (në veri të kryeqytetit Lima. “Mbetjet njerëzore janë të gjitha të paprekura”, tha Meneses.

Chan Chan që në gjuhën Chimu do të thotë “Dielli i ndritshëm” ishte një kështjellë e kulturës Chimu, e cila lulëzoi midis viteve 900 dhe 1450 në bregun verior të Perusë përpara se të binte në duart e Inkasve.

Kalaja u ndërtua në një sipërfaqe prej rreth 20 kilometra katrorë, kishte dhjetë pallate të rrethuar me mure dhe rreth 30,000 qytetarë në lartësinë e saj. Ajo është shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1986.

Mbetjet dhe artefaktet parakolumbiane zbulohen shpesh në Peru. Muajin e kaluar, punëtorët që vendosnin tubacione gazi në një rrugë në Lima hasën në mbetjet e një varri që përfshin enë varrimi 2,000-vjeçare prej qeramike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *