Lajme

Kosovë/Rriten të hyrat nga Dogana, shënohet sukses edhe në luftimin e kontrabandës

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se viti 2021 ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të hyrave buxhetore dhe në luftimin e kontrabandës. Ai ka deklaruar se janë konfiskuar mallra të shumta e janë parandaluar shumë raste, duke bërë që kjo të ndërlidhet edhe me rritjen e të hyrave.

“Janë rritur kontrollet kufitare, jo t’i pengojmë bizneset legjitime, por të pengojmë biznesin ilegal. Gjatë këtij viti kemi konfiskuar mallra të shumta, kemi parandaluar shumë raste, rritja e të hyrave ndërlidhet edhe me luftimin e kontrabandës. Nëse bie kontrabanda rriten të hyrat, nëse rritet kontrabanda atëherë bien të hyrat. Shpresojmë se edhe në këtë një muaj e gjysmë sa ka mbetur të shkojë mirë. Mbledhja e të hyrave është e domosdoshme sepse nënkupton më shumë buxhet për qytetarët”, ka thënë ai në SOT të KTV-së.

Lexo më shumë  Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit

Stavileci ka theksuar se më problematike në luftimin e kontrabandës janë pjesa veriore e vendit, Dheu i Bardhë në Gjilan dhe Vërmica në afërsi të Shqipërisë, kjo sipas tij për shkaqe politike

“Ne fokusohemi që të jemi të kyçur direkt në pjesët që janë me risk të lartë. Ky vit ka qenë i suksesshëm në luftimin e kontrabandës. Trajnimet janë pjesa më e rëndësishme e Doganës, por edhe ato që i organizojmë vet me kapacitete tona”, tha tutje ai.

Zëdhënësi i Doganës theksoi se gjatë muajve korrik-gusht ka pasur rritje të të hyrave pasi ka pasur fluks të ardhjes së mërgatës dhe sipas tij, në 20 vjetet e fundit, gjatë këtyre dy muajve ka rritje të të hyrave.

Lexo më shumë  Tirana e tejmbushur me protestues/ Opozita me kërkesa ndaj Ramës. Përplasje, molotovë dhe sprej lotsjellës mes protestuesve dhe policisë

“Ardhja e mërgatës ndikon shumë në rritjen e të hyrave, gjatë 20 viteve ,gjithmonë muajt korrik dhe gusht, Dogana mbledh më shumë të hyra. Kur rritet niveli i personave që jetojnë në Kosovë, rritet numri i të hyrave. gjatë këtij viti kemi pasur një numër rekord të bashkatdhetarëve, edhe ekonomia e vendit këtë vit ka shënuar rritje.”

Stavileci përmendi se sivjet ka pasur edhe dyfishim të eksportit, ku gjatë vitit të kaluar janë mbledhur rreth 340 milionë nga eksporti, ndërsa sivjet rreth 580 milionë euro./kohe.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *