Lajme

ASNJË SHENJË NGA KASTRIOT REXHEPI. A KA GISHT QEVERIA NË KËTË MERSELE?

Deputeti i Lëvizjes Besa “tradhëtoi” sot mazhorancën e re duke u zhdukur dhe duke mos marrë pjesë në seancën e votëbesimit për shkarkimin e qeverisë.

Rexhepi nuk u paraqit në Kuvend dhe diçka të tillë nuk e kishte njoftuar më parë. Pasi lajmi për mospjesëmarrjen e tij nisi të diskutohej mjaft në media, Rexhepi reagoi me një statud ku supozohej të paraqiste arsyet e tij për këtë vendim.

Lexo më shumë  Opozita vazhdon të bojkotojë - Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, por shtyhet për në orën 14:00

Me telefona të fikur dhe pa asnjë sinjal vendndodhje, Rexhepi ngriti alibi dyshuese ku sipas tij rrëzimi i qeverisë ishte diçka që nuk i duhet vendit tani.

Por a ka gisht qeveria në këtë mes?

Fakti që njëri prej 61 deputetëve të mazhorancës së re tërhiqet në momentin e fundit, e kthen këtë histori në mjaft të paqartë. Një status i publikuar mbi asnjë bazë argumenti, më pas rizhdukja e tij, mungesa e përgjigjes për skeptikët ndaj tij. Gjithçka nuk të jep përshtypjen që ky vendim nuk ka qenë i marrë qetësisht dhe pa presionin e shantazhit. /news33/

Lexo më shumë  Murati: Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *