Lajme

“Çfarë keni gjetur për patronazhistët?”, Alibeaj dhe Strakosha: Nuk e di çfarë janë!

 Skandali i “patronazhistëe” në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u diskutua në Komisionin e Ligjeve. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pyeti Komisioneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil Pranvera Strakosha nëse kanë konstatuar raste të tilla të patronazhistëve.

Strakosha u përgjigj se nuk e di se çfarë është një patronazhist.

DEBATI:

Alibeaj: Kanë ndodhur ngjarje që prekin shërbimin civil, flas për zgjedhjet. Ka nëpunës civil që janë angazhuar në veprimtari politiko-elektorale. Është shqetësim publik. Keni kryer ndonjë monitorim? Cfarë ju ka rezultuar? Por, ofrimi i posteve të punës në institucione të ndryshme që duhet të ishin nën suazën e shërbimit civil të mbulohen me punësime të përkohshme? Zonja mund të thotë s’kam pasur para ta bëj, ose kam bërë kaq punë se kaq para kam patur.

Lexo më shumë  Kurti uron Self-in, thotë se mezi pret të forcojnë partneritetin

Strakosha: Është hera e tretë që kemi hetuar Kemi kërkuar ngritjen e grupeve të monitorimit.  Kemi nxjerrë dhe mungesa të pajustifikuara të punonjësve. Nuk po bëj politikë. Kemi konstatuar që këta persona nuk kanë qenë në shërbimin civil. Që nga ky moment, nuk ka kompetencë shërbimi civul.

Alibeaj: Unë ju bëra një pyetje. Një nga çështjet që ka tërhequr vëmendjen e publikut, do dali në fund, shumë nga nëpunësit civil përgjatë shërbimti civil, atë të patronazhistëve.

Lexo më shumë  Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?

Strakosha: Verifikojmë veprimtarinë gjatë orarit të punës. Jashtë orarit të punës janë të lirë të marrin pjesë në fushata, por jo të mbajnë qëndrime publike dhe fjalime. Nuk e di çfarë është patronazhisti, di çfarë është nëpunësi civil.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *