Lajme

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet rreth mosftesës së disa vendeve në Samitin për Demokraci

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se “nuk komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar”, në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

“Presidenti Biden është zotuar të jetë nikoqir i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, ka thënë një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit.

Kjo ngjarje virtuale është planifikuar të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pjesë e Samitit do të jenë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat – pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve.

“Do të kërkohet angazhim inovativ dhe i fuqishëm për t’u mbrojtur kundër autoritarizmit, për mënyrat e trajtimit dhe luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Samiti për Demokracinë tregon bindjen e thellë të presidentit Biden se demokracitë duhet të bashkohen, të mësojnë së bashku, të mbështesin njëra-tjetrën dhe të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat më urgjente të botës”, është thënë në përgjigje.

Lexo më shumë  Plas keq te PS-ja - Rama e kërcënoi me përjashtim nga partia, Spiropali shkruan status publik: Më përjashto! Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti

Për momentin, përveç aludimit për numrin përfundimtar të pjesëmarrësve, ende nuk është publikuar listë zyrtare.

Media amerikane Politico ka njoftuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për dallim nga Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne nuk do të komentojmë mbi opinionet e brendshme se pse disa vende nuk u ftuan,” është thënë në përgjigje, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duan të përfshijnë dhe përfaqësojnë vende të rajoneve të ndryshme dhe karakteristikave socio-ekonomike në Samit.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar letrën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, e cila i është dërguar Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Mirëpo DASH ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen të përcaktojnë cilat shtete janë demokrate e cilat nuk janë.

Ambasadori i SHBA në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se jo të gjithë partnerët kanë mundur të ftohen në Samit.

Lexo më shumë  Maqedonci pret zyrtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, thekson synimin për anëtarësim

“Qëllimi ishte të ftoheshin vende nga rajone të ndryshme me nivele të ndryshme të zhvillimit të demokracisë. Vende ku demokracia është shumë mirë e zhvilluar, si dhe vende ku demokracia është ende në zhvillim, me përmasa të ndryshme dhe numër të ndryshëm banorësh. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mbeten të përkushtuara për të bashkëpunuar me Serbinë në forma të tjera, në mënyrë që të avancojnë dhe forcojnë demokracinë,” ka thënë Godfrey më 9 nëntor.

Në të njëjtën ditë, kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez dhe shtatë senatorë të tjerë, i kanë dërguar një letër presidentit amerikan, përmes së cilës kanë kërkuar sqarime dhe transparencë në lidhje me kriteret e aplikuara për të vendosur se cilat vende do të ftohen në Samit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se secili ka të drejtë të zgjedhë se kë do të ftojë dhe të vlerësojë demokracitë e njerëzve të tjerë, teksa ka komentuar mosftesën e Serbisë në Samit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *