Bota

Shpëtohen 400 emigrantë nga peshkarexha e mbërritur në brigjet e Siçilisë

Emigrantë janë shpëtuar nga anija e peshkimit që u rrëzua në ujërat e Levante të portit të Pozzallo. Kryetari i bashkisë së Pozzallo Roberto Ammatuna, tha se migrantët do të priten në palestrën komunale ku do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore anti-covid.

 400 emigrantë janë shpëtuar nga anija e peshkimit që u rrëzua në ujrat e Levante të portit të Pozzallo. Mediat e huaja raportojnë se operacionet e shpëtimit pritet të vazhdojnë gjatë gjithë natës.

Lexo më shumë  "Gjermania dhe Franca ende pa një qeveri të qëndrueshme", DW: Pak para inaugurimit të Trumpit si president, motori i BE-së ka ngecur

Rreth pesëdhjetë refugjatë janë transferuar tashmë nga peshkarexha në barkën e patrullimit dhe pas u mblodhën nga gomonet e Kapitenerisë, më pas i transportuan në një rimorkiator. Kryetari i bashkisë së Pozzallo Roberto Ammatuna, tha se migrantët do të priten në palestrën komunale ku do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore anti-covid përpara se të transferohen në një anije karantine.

Numri i emigrantëve të ardhur në Itali ku një zbarkim i ri në Lampedusa përfshinte 80 emigrantë të tjerë, përfshirë 10 të mitur dhe një grua. Për të shpëtuar grupin të përbërë nga egjiptianë, sirianë dhe etiopianë ishin varkat patrulluese të Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanza. 

Lexo më shumë  Kroaci: Presidenti Milanoviç siguron mandatin e dytë

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *