Bota

Foto/ Pas 116 vitesh ky qytet regjistroi reshje rekord bore

Stuhitë e mëdha në disa pjesë të Kinës verilindore kanë sjellë reshje rekord bore, duke shqetësuar banorët për sistemet ngrohëse të shtëpive, pasi zona vuan nga ndërprerjet e energjisë elektrike, që prej fillimit të këtij viti.

Në qytetin Shenyang, në provincën Liaoning, reshjet mesatare të borës arritën në 51 cm.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Këto janë reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1905”, tha agjencia shtetërore Xinhua.

Në Mongoli  një person vdiq nga i ftohti dhe më shumë se 5600 u prekën pas një stuhie të fortë bore.

Studiuesit meteorologjikë në qytetin mongol të Tongliao u shprehën se stuhia e borës ishte një ngjarje ekstreme e motit jashtëzakonisht e rastësishme dhe e papritur.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Në të gjithë zonën e prekur nga dëbora u lëshuan  gjithsej 27 alarme të kuqe, alarmi më i lartë paralajmërues për stuhitë e borës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *