Lajme

90% e kontenjerëve nuk kontrollohen në skaner, si kalon kokaina në porte?

Për të kuptuar se si trafikantët ua hedhin autoriteteve, le të ndalemi tek metoda standarte e përpunimit të kontejnerëve.

“Janë inkorporuar profilet e riskut dhe në castin që kontenjeri futet në procedurën e zhdoganimit apo tranzitimit profili i caktuar nxjerr se cfarë duhet bëjë autoriteti doganor mbi këtë mjet. Në këtë rast është përcaktuar që ky lloj mjeti duhet të shkojë pranë skanimit, por nuk është domosdoshmërisht e thënë, varet nga profili, procesi profileve është i inkorporuar në sistem dhe është i pavarur nga doganimi që bën kontrollin fizik apo dokumentar të mjetit” u shpreh Ilir Mino, Dogana-Projekt menaxher i skanimit.

Pra, skanimit nuk i nënshtrohen të gjithë kontejnerët por vetëm ata me një nivel të caktuar risku. Ajo që trafikantët bëjnë është shmangia e kontrolleve të tilla përmes ndërhyrjeve. Referuar materialeve të hetuesve italianë, njeriu kyç në Evropë për nxjerrjen e kokainës nga portet ishte Eldi Dizdari alias Denis Matoshi. Ai mbahet mend për implikimin në ngjarjen e 4 tetorit të vitit 2018 në ish-bllok, kur u konfliktua me shtetasin Ervin Mata. Në atë ngjarje u plagos Ervis Martinaj, një tjetër personzazh i njohur i botës së krimit.

“Në përgjithësi grupet kriminale luajnë me kontrollin që kanë mbi portet, pra ai grup që ka kontroll mbi portin le të themi ka fuqitë më të mëdha negociuese me grupet e tjera, shqiptarët kanë arritur të blejnë apo imponojnë aksesin në disa prej porteve kryesore si portet e Beneluxit apo Gjermanisë” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Duke parë edhe në media që flitet për grupet shqiptare që po zaptojnë këtë apo atë, ka një të vërtetë por duke qenë sa ka treg të gjerë kërkesë ofertë grupet shqiptare po mundohen të cajnë në Evropë të kenë pjesën e tyre duke qenë të kujdesshëm të mos hyjnë në konflikt, por kjo nuk do thotë se dominojnë, kjo është shumë larg,”-Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

Dizdari u arrestua nga policia e Dubait për llogari të autoriteteve italiane. Të dhënat nga prokuroria sugjerojnë për instalimin e dhjetëra trafikantëve shqiptarë që investojnë në Dubai. Legjislacioni atje, vështirëson së tepërmi ekstradimin për ata që investojnë, mjafton të mos përfshihen në veprimtari kriminale në Dubai.

“Vajtja në Dubai dhe invesitmi atje ëhstë tipikisht lëvizje e nivelit të lartë për organizata kriminale,”- u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë
Në dosjen e prokurorisë italiane thuhet se janë identifikuar 14 grupe të anëtarësuara në kartel. Edhe pse, Rexhepaj konsiderohet lideri i padiskutueshëm, forma e organizimit duket disi kontradiktore me kartelet e mirëfillta latine. Ato janë një organizatë e vetme nën drejtimin e një shtabi dhe jo grup organizatash si “Kompania Bello”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Pyetja është kemi një kartel në kuptimin e një bashkëpunimi afatgjatë, apo ajo që quhet bashkëpunim afatshkurtër. Sepse dhe kartelet ndryshe nga ky grup, ndaj nuk flasim dot kartel mirëfilltë, se disa grupe bashkohen për një porosi dhe largohen, kurse karteli është për një afat më të gjatë” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë.

“Sigurisht këtu mënyra organziaimit ngelet ajo e grupeve familjare apo farefisnore, mbetet tipike ajo por ka mbetur pak klasike në analizë. Sepse në fakt organzimi është tipik si në vendin tonë, një lloj kaosi, jo një rregull caktuar, dmth atje ku ngjit fjala besa merren vesh me nëjri-tjetrin, pra nuk ka lexim të qartë të grupeve shqiptare pavrësisht cfarë shkruhet, ndërsa camorra, ndragheta, vosa nostra kanë rregulla më precise” Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

“Aty unë kam lexuar deri në 14 grupe të fuqishme që marrin funrizim nga ai, portë jetë i besueshëm nuk duhet të jesh vec i fortë, duhen shumë të holla në konton tënde që në cdo rast që thyhet linja ti e kompenson dhe me sa duket ka marrë këtë emër për shkak të këtyre cilësive që ka” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *