Armando Broja do t’i ndihmojë Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit, Southampton i jep leje
Armando Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për duelet kundër Anglisë dhe Andorrës, më 12 dhe 15 nëntor.
Ka qenë klubi i Southampton që e ka konfirmuar këtë gjë në ditën e sotme, kur ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë me kombëtaret e tyre.
Edhe Broja bën pjesë në listë dhe klubi i Ligës Premier e ka vënë në qendër të vëmendjes pasi luan në “Wembley” kundër Anglisë.
Wembley welcomes @armandobroja9 🇦🇱
— Southampton FC (@SouthamptonFC) November 10, 2021
Crunch time for @Moielyo 🇳🇴
Play-off spots up for grabs 🌍
It's #SaintsFC's November international guide:
Sulmuesi nga Malësia e Madhe ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.
Duket ai ka marr ditë e gjelbër nga stafi mjekësor i klubit dhe trajneri Edy Reja mund ta llogaritë për dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të “Katar 2022”.
Rruga Press