Bota

SHBA-ja rrit presionin ndaj Rusisë për trupat ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën

Administrata Biden po rrit presionin ndaj Rusisë për shtimin e trupave përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

Ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken përgatitej të takonte homologun e tij ukrainas në Washington të mërkurën, diplomati më i lartë i SHBA-së për Evropën tha se administrata po vëzhgon nga afër situatën kufitare dhe do ta përcillte çdo përshkallëzim me shqetësim të thellë.

Karen Donfried, ndihmës sekretare e shtetit për Evropën, i tha Associated Press se zyrtarët e lartë rusë janë paralajmëruar për pasoja të mundshme për çdo kërcënim në rritje ndaj sigurisë së Ukrainës nga ajo që ajo e quajti “aktivitet ushtarak i pazakontë pranë Ukrainës”. Ajo nuk diskutoi pasoja specifike për Rusinë, por zyrtarët e administratës kanë thënë në të kaluarën se rritja e mbështetjes ushtarake për Ukrainën është një opsion.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Çdo herë që shohim aktivitet të pazakontë të ushtrisë rusë afër Ukrainës, e bëjmë të qartë se çdo eskalim apo veprim agresiv, është një shqetësim i madh të SHBA-në. Jemi të qartë se e mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe përkushtimi ynë për këtë nuk ka ndryshuar dhe është i palëkundur, dhe do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën si dhe do të ndëshkojmë çdo lloj agresioni të Rusisë kundër Ukrainës në të gjitha format”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *