Lajme

SHBA/ “Bijtë e Shqipes” ngre flamurin shqiptar në bashkinë e Philadelphia

Shoqata shqiptare “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia ka njoftuar se do të organizojë disa aktivitete me rastin e 28 Nëtorit, ku më kryesori mbetet ngritja simbolike e flamurit shqiptar në Bashkinë e Philadelphias. Sipas njoftimit të shoqatës ky vit përmbledh disa përvjetorë të cilat do të kremtohen me aktivitete si: 90 vjetori i lindjes së Dritëro Agollit, 110 vjetori i lindjes së Migjenit si dhe 150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës.

Njoftimi i plotë

Të nderuar bashkatdhetar,

Në kuadër të festimeve të festave të mëdha të Nëntorit shoqata “Bijtë e Shqipes” Philadelphia ka programuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij muaji; Ato janë si më poshtë vijon:

Lexo më shumë  Raporti i 19 janarit të vitit 1993: Plani për izolim total të Serbisë

1)  Aktivitet letrar në përkujtim të përvjetorit të lindjes së disa prej figurave të letërsisë shqiptare:

  • 90 Vjetorin e lindjes së shkrimtarit e Poetit Dritëro Agolli:
  • 110 Vjetorin e lindjes së Poetit e Shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
  • 150 Vjetorin e lindjes së Poetit, shkrimtarit, përkthyesit e politikanit Gjergj Fishta

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë me datë 13 Nëntor – Ora 6:30 PM në godinën e shoqatës:

2) Mayfair Thanksgiving Parade. Date 21 Nëntor 2021 ora 11:00 AM Frankord Ave, Northeast Philadelphia

3) Ceremonia e ngritjes në mënyrë ceremonial të flamurit tonë kombëtar në Bashkinë Philadelphia. Aktiviteti do të zhvillohet tek

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Bashkia Philadelphia, datë 26 Nëntor 2021 Ora 11:00AM – 1:00 PM

4) Mbrëmja Jubilare me rastin e 109 Vjetorit të festës së Pavarësisë

Datë 27 Nëntor 2021 ora 6:00 PM “Cannstatter Volksfest Verein” Restaurant

Për secilin aktivitet do të ketë njoftime me informacion me te detajuar për oraret, vendin, programin etj.

Ju ftojmë të jeni pjese e këtyre aktiviteteve.

Këshilli drejtues i shoqatës

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *