Bota

Inflacioni më i lartë në Eurozonë në 13 vjet, kërkohet ndërhyrje

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të diskutuar mbi inflacionin dhe rritjen e çmimit të energjisë, e cila po ndikon në xhepat e qytetarëve.

Muajin e kaluar, iflacioni në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit.

Çmimet u rriten për çdo gjë, nga faturat e energjisë elektrike deri te blerjet e përditshme.

E gjithë kjo shton një ndjenjë ankthi ekonomik për shumë nga familjet.

Lexo më shumë  Forca të shumta policie, xhandarmëri dhe pranga në institucione/ Regjimi i Vuçiqit mbyll punonjësit brenda ndërtesave qeveritare – nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

“Meqë kostoja e gjithçkaje po rritet, ne jemi të detyruar të rrisim çmimet në të njëjtën kohë, është një cikël i pafund”, thotë një qytetar.

“Tani është koha për të ndërhyrë me kontrollin e çmimeve apo në formën e ndihmës shtetërore për të lehtësuar situatën, sepse sa vjen e përkeqësohet”, nënvizon një qytetar.

Faktori  kryesor i inflacionit është rritja e çmimeve të energjisë që ka goditur ekonomitë në të gjithë botën.

Inflacioni në Eurozonë vetëm për energjinë arriti në 23.5 për qind në tetor. Inflacioni ka rritur çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera, që do të thotë se të gjithë në këtë dimër  do të përballen edhe me fatura më të larta të gazit dhe energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Ukraina reformon mobilizimin për luftë, synon t’i rekrutojë të rinjtë

Ministrat e financave të BE-së do t’i përqendrojnë diskutimet e tyre mbi “zgjidhjet e mundshme  politike”, por deri më tani, blloku ia ka lënë në dorë qeverive kombëtare t’i përgjigjen krizës energjetike të këtij dimri./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *