Bota

Vjena hap memorialin e parë publik me emrat e viktimave të Holokaustit

Në qendër të Vjenës është përuruar një memorial kushtuar më shumë se 64,400 hebrenjve austriakë të vrarë nga nazistët. Monumenti i ri, i cili shtrihet në një park në një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë, është në formën e një “Muri emrash”, i përbërë nga 160 stele ovale përkujtimore graniti.

Vjena hap memorialin e parë publik me emrat e viktimave të Holokaustit

“Për një kohë të gjatë, Austria e ka parë veten ekskluzivisht si viktimë e nacional-socializmit. Por shumë njerëz qëndruan në Heldenplatz në mars 1938 dhe panë se si u dëbuan dhe vranë mijëra jetë njerëzore. Ne e hodhëm vështrimin larg për një kohë të gjatë derisa u bëmë të vetëdijshëm për rolin tonë si autorë dhe për përgjegjësinë tonë historike “, tha kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Lexo më shumë  Rutte thirrje anëtareve të NATO-s: Kaloni shpenzimet ushtarake mbi 2%
Vjena hap memorialin e parë publik me emrat e viktimave të Holokaustit

Megjithëse ekziston një monument i Holokaustit në kryeqytetin austriak, Memoriali i Judenplatz, dizajni i tij është i paqartë dhe nuk përfshin emrat e viktimave.

“Ky memorial i ri është i ndryshëm nga ai ekzistues në Judenplatz: emrat e familjeve në mur jo vetëm që u japin të afërmve të viktimave hebreje Shoa një vend për të përkujtuar fatin individual të familjes së tyre në një shesh qendror dhe publik në kryeqytetin e Austrisë.”

Ekspozita shërben si një kujtesë e një periudhe të zymtë në historinë austriake dhe është një tjetër tregues se një sërë qeverish austriake po pranojnë përgjegjësinë për të kaluarën dhe po sigurojnë që mësimi t’u transmetohet brezave të ardhshëm.

Vjena hap memorialin e parë publik me emrat e viktimave të Holokaustit

Është një vend ku austriakët e sotëm mund të reflektojnë mbi mizoritë dhe mungesën e dhembshurisë themelore njerëzore që karakterizoi një brez të së shkuarës jo aq të largët dhe ku brezat e së nesërmes mund të mësojnë mësimin e “Kurrë më”./Ora/

Vjena hap memorialin e parë publik me emrat e viktimave të Holokaustit

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *