Ibra gati për një tjetër rekord në karrierë: Me vitet po bëhem më i bukur, Botërori nuk është synimi i vetëm
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ishte i bindur se Suedia, e cila po luan kundër Spanjës për kryesimin e grupit në raundin kualifikues të Kupës së Botës në dy ditët e ardhshme, do të arrijë një kalim direkt në “Katar 2022”.
“Kemi vetëm hapin e fundit për të bërë. Por me vetëbesimin tim, jam i sigurt se çdo gjë do të shkojë mirë”, tha ylli suedez në një konferencë për shtyp, teksa theksoi se ky është lloji i ndeshjes që të gjithë duan të luajnë. Ibra shmangu të fliste për përballjen e së dielës kundër Spanjës në Sevilje dhe theksoi se mendon vetëm për Gjeorgjinë, duke iu referuar klishesë për të shkuar lojë pas ndeshje.
“Jam këtu sepse am një element nga skuadra. Nëse Jane (Anderson, trajneri i Suedisë) dëshiron që unë t’i luaj të dyja ndeshjet, unë do t’i luaj ato. Nëse më kërkon që të luaj vetëm një, ashtu do të bëj. Gjithçka varet nga ajo që ai dëshiron”, tha 40-vjeçari.
MË I BUKUR – Sulmuesi i Milanit u rikthye në kombëtare në mars pesë vite pasi u largua, por dëmtimet e penguan të ishte në Europianin e fundit dhe në ndeshjet kualifikuese të muajve të fundit. “Është mirë që më në fund jam këtu (…) Jam i lumtur që mund të ndihmoj dhe të luaj”, tha ai. Në moshën 40-vjeçare, ai nuk donte të spekulonte për ditën e pensionimit dhe as nuk e siguroi se do të ishte pas Kupës së Botës. “Ideja ime është të vazhdoj derisa të mundem.
Çdo ditë po e njoh më mirë trupin tim, ai është më i vjetër, koka ime është më e re besoj se jam më i bukur. Ka diçka të re çdo ditë”, tha duke buzëqeshur Ibrahimoviç, i cili megjithatë pranoi se ka nevojë për të menaxhuar minutazhin e tij, pasi ka kapërcyer dy dëmtime radhazi.
Me dy ndeshjet e para, Suedia kryeson grupin B në zonën europiane me 15 pikë, dy më shumë se Spanja dhe gjashtë më shumë se Greqia, që do të përballen në Athinë para ndeshjes së Seviljes mes skuadrave të drejtuara nga Luis Enrike dhe Jane Anderson.
Rruga Press
