Bota

Sierra Leone/ 115 të vdekur nga shpërthimi i cisternës së naftës

Është rritur në 115 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisterne nafte në Freetown, kryeqytetin e Sierra Leones.

Mediat lokale raportuan se 14 persona të tjerë humbën jetën pas aksidentit i cili ndodhi më 5 nëntor në rajonin Wellington në lindje të Freetown-it. Numri i të vdekurve nga aksidenti u rrit në 115, kurse 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lexo më shumë  Raporti i SIPRI: Beogradi shfrytëzon tensionet për të rritur investimet ushtarake, Kina dhe Rusia furnizuesit kryesorë

Shpërthimi ndodhi kur cisterna me naftë u përplas me një tjetër automjet në Wellington.

Në shenjë kujtimi për viktimat është shpallur tre ditë zie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *