Pezullimi i punimeve në HEC-et në Valbonë, ‘zbarkon’ policia
Forcat e policisë kanë qenë të pranishme paraditen e kësaj të marte pranë HEC-eve në Valbonë, në përpjekje për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, që urdhëroi pezullimin e punimeve.
Forcat e policisë kanë kërkuar pezullimin e punimeve nga firma Gener 2, sipas vendimit që ka dhënë Gjykata e Lartë.
Pavarësisht se punonjësit e policisë ndodhen në terren, punimet kanë vijuar.
Rruga Press