Lajme

Arrestohet në Serbi një ish-pjesëtar i UÇK-së

Policia serbe në Suboticë ka arrestuar një person me iniciale E.L i lindur më 1979, nën dyshimin për prodhimin dhe shitjen e drogave, dhe nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së.

Siç raportojnë mediat serbe, pjesëtarët e MPB-së, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë e Suboticës, Policinë e Vranjës dhe Detashmentin e Xhandarmërisë nga Nishi, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë, e kanë arrestuar nën dyshimin se kryerja e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar e narkotikëve, transmeton FrontOnline.

Lexo më shumë  AKU në Tiranë bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

Ai akuzohet se në fund të muajit gusht të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka siguruar në Kosovë dhe pastaj ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë marihuanë.
I akuzohet se më pas e ka transportuar lëndën narkotike me furgon me qira për në Suboticë, ku edhe është arrestuar.

Në kontrollin e shtëpisë dhe objekteve të tjera të përdorura nga i dyshuari E.L janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.

E.L i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *