E regjistroi në emër të tij dhe pastaj e shiti për 5 mijë euro, zbardhet skema si topografi falsifikoi AMTP-në
Ora News zbardh skemën si Elton Marko, inxhinieri i bashkisë së Himarës i arrestuar nga policia, e ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.
Mësohet se Marko ka përpiluar vetë një dokument AMTP në emrin e tij dhe më pas e ka regjistruar
Mandej topografi ka gjetur një blerës i quajtur Gerlind Muçaj, duke ja shitur këtij të fundit tek noteri tokën me vlerën 5 mijë eurove.
Sipërfaqja e shitur ka qenë 3 mijë metra katrorë.
Vlera e çmimit të shitjes së tokës dyshohet të jetë fiktive.
Rruga Press