Bota

Singapori nuk do të paguajë më faturat mjekësore për personat me COVID-19 të cilët nuk zgjodhën për t’u vaksinuar

Singapori nuk do të paguajë më faturat mjekësore të COVID-19 për njerëzit që nuk janë vaksinuar për shkak të dëshirës së tyre, pasi vendi përballet me një rritje të rasteve.

Sipas The Guardian, qeveria aktualisht mbulon kostot e plota mjekësore për COVID-19 për të gjithë banorët, po ashtu për banorët e përhershëm dhe për personat me viza afat-gjate.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Masa nuk zbatohet për njerëzit që rezultojnë pozitivë menjëherë pas kthimit në shtëpi nga vendet e jashtme.

Sidoqoftë, nga 8 dhjetori, qeveria tha se do të fillojë t’i detyrojë pacientët e COVID-19 të paguajnë për shpenzimet e tyre, dhe kjo vlen për ata që nuk kanë zgjedhur të vaksinohen.

Vendimi thotë se njerëzit e pavaksinuar “përbëjnë një shumicë të konsiderueshme të atyre që kërkojnë kujdes intensiv në spital dhe kontribuojnë në mënyrë disproporcionale në tendosjen e burimeve tona të kujdesit shëndetësor”.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

Faturat mjekësore të lidhura me trajtimin e COVID-19 do të paguhen për njerëzit që nuk kanë të drejtë për t’u vaksinuar. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *