KryesoreOpinion/Aktualitet

Vjen thirrja: Vuçiqit t’i ndalohet Kosova!

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë.

Kështu thotë opinionisti Dedë Preqi, përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”.

Ai thotë se, politika e Vuçiqit është shumë e rrezikshme.

Kjo thirrje e Preqit ka ardhë pasi kongresmenët amerikan i janë drejtuar me një letër presidentit të SHBA-ve, Joe Beden, që të merr parasysh dhe të vendos sanksione gjithë atyre që cënojnë të drejtat dhe paqën ndërnjerëzore në Ballkanin perëndimor, që në shënjestër të kësaj letre drejtpërsëdrejti është cekur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiqi dhe pushteti aktual i Serbisë, sa herë që dëshirojnë për ta tensionuar gjendjen dhe për ta destabilizuar shtetin e  Kosovës, përmes Listës serbe, organizojnë dhe paguajnë grupe të ndryshme nga serbët lokal të veriut dhe të tjerë që vijnë enkas nga vendet tjera të Serbisë, ndër ta edhe kriminel të njohur, për të bërë protesta dhe për të ndërtuar barikada nëpër rrugët kryesore dhe pikat kufitare në veri të Mitrovicës, sikur që ishte edhe rasti i fundit në tetor të këtij viti, të cilët protestuan dhe ndërtuan barikada të ndryshme, për të penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, duke qëndruar me ditë dhe netë nëpër tenda, përshkak të Aksionit Policor të Kosovës, që ndërmuarën një aksion në respektim dhe zbatim të ligjit dhe rendit, por edhe duke plotësuar marrëveshjet në mes palës serbe dhe asaj kosovare, që kishin të bëjnë me targat e automjeteve të të dyja palëve”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Dedë Preqi

Vuçiqit t’i ndalohet edhe Kosova

Shefit të Informacionit të Millosheviqit, aktualisht presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, t’i ndalohet jo vetëm Amerika, por edhe gjitha vendet tjera demokratike të botës, në veçanti edhe Kosova, sepse politika e tij është shumë e rrezikshme, e cila lidhet me shumëçka provokative, e një ndër ato edhe me një luftë të re ballkanike, duke përfshirë edhe Kosovën.

Kongresmenët amerikan me të drejtë i dërgojnë letër presidentit të SHBA-ve, zotëri Joe Beden, që të merr parasysh dhe të vendos sanksione gjithë atyre që cënojnë të drejtat dhe paqën ndërnjerëzore në Ballkanin perëndimor, që në shënjestër të kësaj letre drejtpërsëdrejti është cekur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Një vendim i tillë do të ishte shumë i arsyeshëm, duke marrë parasysh marrëdhëniet e acaruara ndërnjerëzore në këtë pjesë të Ballkanit perëndimor, duke përfshi edhe Kosovën, e cila edhe mbas 21 viteve të mbarimit të luftës që shkakëtoj Serbia, ky vend po ballafaqohet akoma me problemet dhe politikat e saj hegjemoniste, duke u bërë pengesë në çdo hap të shtetndërtimit dhe jetës politike e institucionale e këtij vendi, dhe duke u përzier si në çështjet e brendshme dhe ato të jashtme.

Letra e kongresmenëve amerikan i drejtohet presidentit dhe shtetit amerikan, i cili është një ndër vendet më tradicionale demokratike të botës, që të reagojë kudo në ato vende ku shkelen dhe cënohen të drejtat njerëzore, në mënyrë që të bëhët një përpjekje që nënkupton brenda një ekzistence njerëzore në gjitha shoqëritë demokratike të krijohet një farë rregulli shoqëror.

Prandaj, Serbia sikur e ka humbur kuptimin e vet në ecurinë e kohës bashkëkohore demokratike përshkak të udhëheqësve të saj kapreçioz dhe jo paqësor, duke mos ndryshuar programet dhe strategjitë e vjetra të mitit serb dhe ato milosheviqiane, të cilat në vend të shfajësimit të tyre, ato interpretohen në vazhdimësi si të tilla edhe sot.

Serbia e sotme në krye me Vuçiqin, është vendi që jep mesazhin më brengosës dhe diskutabil në rajon, duke shqetësuar dhe acaruar marrëdhëniet me sëcilin shtet fqinjë, në veqanti me Kosovën, pastaj me Malin e Zi, dhe Kroacinë, dhe përveq kësaj, Serbia tani për tani është vendi më autokratik dhe një ndër vendet ballkanike më të korruptuara, e cila për t’ia humbur gjurmët korrupsionit, po e mbulon një pjesë të saj përmes shpenzimeve të Covidit aktual.

Shumica e mediave serbe në Serbi, janë të shtrënguara që të punojnë për pushtetin e Vuçiqit, pothuaj se ato janë të detyruara të shkruajnë ashtu sikur u dikton pushteti dhe këtij detyrimi me një gjuhë tjetër i thojnë dhunë dhe kërcënim ndaj fjalës së lirë, si një përpjekje e shefit të qeverisë serbe, për të përfituar teren dhe pushtet brenda një ekzistence të tronditur.

Vuçiqi dhe pushteti aktual i Serbisë, sa herë që dëshirojnë për ta tensionuar gjendjen dhe për ta destabilizuar shtetin e  Kosovës, përmes Listës serbe, organizojnë dhe paguajnë grupe të ndryshme nga serbët lokal të veriut dhe të tjerë që vijnë enkas nga vendet tjera të Serbisë, ndër ta edhe kriminel të njohur, për të bërë protesta dhe për të ndërtuar barikada nëpër rrugët kryesore dhe pikat kufitare në veri të Mitrovicës, sikur që ishte edhe rasti i fundit në tetor të këtij viti, të cilët protestuan dhe ndërtuan barikada të ndryshme, për të penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, duke qëndruar me ditë dhe netë nëpër tenda, përshkak të Aksionit Policor të Kosovës, që ndërmuarën një aksion në respektim dhe zbatim të ligjit dhe rendit, por edhe duke plotësuar marrëveshjet në mes palës serbe dhe asaj kosovare, që kishin të bëjnë me targat e automjeteve të të dyja palëve.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, për rastin në fjalë, sikur e trazoi tërë ushtrinë dhe artilerinë e Serbisë, duke mobilizuar ushtarë, tenka dhe aeroplana luftarak, për gjatë dhe afër kufirit të Kosovës, për ta  kërcënuar në një mënyrë popullatën dhe shtetin e këtij vendi, por deri tek ajo, që tentoi Vuçiqi dhe Serbia, do duhej mundësi krejtësisht të reja veprimi, dhe zbrapja e saj do të ishte më e çëlluara, duke ditur se NATO, nuk do të qëndronte duarkryq dhe ti këndonte Serbisë «ninula» apo ti tregonte «fabula», por do t’ia tregonte vendin sikur herave tjera dhe këtë gjë e di fare mirë Vuçiqi, sepse e ka provuar edhe vet, duke e kërkuar birën e minit me u fshehë.

Parasegjithash, SHTETI dhe Qeveria e Kosovës, Vuçiqit, t’i ndalohet hyrja në shtetin e Kosovës, sepse ky vend është shkelë mjaftë me  këmbët e ndyera dhe me duar të përgjakura të gjakatarëve serb, e një ndër ata bashkëgjaksorë ishte edhe vetë Vuçiqi, presidenti i sotëm i Serbisë, me shumë bashkëkriminel të tij, që i ka dekoruar dhe i ka shpallur heronj për të bëmat dhe luftën kriminale, që kanë bërë ndaj popullatës shqiptare, ndër të cilët ka edhe të atillë, që kafkat e shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar, i kanë bërë llampa ndriquese nëpër shtëpitë dhe banimet e tyre në Serbi.

BE-ja, sikur i ka futur veshët në lesh dhe është fare pak e kordinuar, në mënyrë që Serbinë, duhet ta diciplinojë dhe t’ia tregojë vendin, por jo, më shumë po e përgëdhel dhe po ia plotëson dëshirat e saj, se do i jepte ndonjë vërejtje, apo leksion, mu për atë kjo ka marrë «dallgë» dhe përmes propagandës ruse dhe kineze, tani vetëm sa nuk po pëlcet dikund me ndonjë luftë së bashku me Vuçiqin, Daçiqin dhe tani Dodikun, i cili i ka nxjerrë brirët në shesh, për deri sa nuk e ka marrë ndonjë «kontrashmerc» nga SHBA-të, për t’u qetësuar.

Prandaj, Amerika dhe NATO-ja, nuk besohet se do ta lejojnë Vuçiqin, por edhe të tjerët, që të shkelin të drejtat njerëzore dhe të provokojnë me ambiciet e tyre antinjerëzore, duke tensionuar dhe duke shkakëtuar kriza dhe kërcënime me luftë, sikur në Bosnje, në Mal të Zi dhe në Kosovë, natyrisht se do ti kushtojë jo vetëm këtyre vendeve, por edhe Serbisë, njëkohësisht do ti kushtojë edhe gjithë rajonit dhe Evropës , do ti kushtojë edhe Amerikës dhe NATO-s, të cilët investuan miliona euro e dollarë, si edhe mjete e materiale tjera, por edhe njerëz që humbën jetën me qindra ushtarë dhe civil, vetëm e vetëm për ta çetësuar dhe stabilizuar këtë pjesë të Ballkanit perëndimor.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti  vë gurin themeltar për tri projekte në Podujevë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *