Lajme

Maqedonia e Veriut sot shpall krizën në sektorin energjetik

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot pritet të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik, për të injektuar mjete buxhetore në kompanitë energjetike. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, javën e kaluar njoftoi se do t’i propozojë Qeverisë të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik.

““Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend duke përfshirë këtu elektranat e Maqedonisë dhe MEPSO-në për të rritë likuiditetin e tyre”.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

“Veç është publikuar urdhëresa, gjatë ditës së nesërme dhe të premten do të kemi takime me anëtarët e komisionit të cilët janë paraparë në kuadër të urdhëresës për shpalljen e gjendjes së krizës, dhe unë si ministër i Ekonomisë, në seancën e parë të Qeverisë, e cila parashihet të jetë ditën e martë, do t’i propozojë Qeverisë që të shpallim këtë gjendje krize”, theksoi ministri Bekteshi.

Shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, më herët ka kërkuar edhe bashkësia afariste.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *