Lajme

HEC-i në Bulqizë, banorët dalin në protestë! Kërkojnë pagat e 3 muajve

Punonjësit e HEC-it në Valikardhë të Bulqizës kanë denoncuar mosmarrjen e pagave për 3 muaj. Ata janë shprehur se për shkak të një ngërçi mes koncensionarit dhe një banke të nivelit të dytë, prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat, më konkretisht për muajt Gusht, Shtator dhe Tetor.

Ata shprehen se rrogat nuk janë shpërndarë qoftë për punonjësit brenda në HEC, qoftë për personelin e sigurisë që ruan godinën.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Personeli i bëjnë thirrje  Kompanisë Teodori 2003 dhe bankës që të zgjidhin sa më parë ngërçin, e krijuar artificialisht sipas tyre, dhe të paguajnë pagat e punonjësve sepse kjo vepër është e një rëndësie të veçantë.

Ata thonë se në rast se nuk funksionon puna normalisht në këtë HEC, mund të përbëjë rrezik për komunitetin, duke e kthyer digën e liqenit në një minë me sahat.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Punonjësit paralajmërojnë mbajtjen e një protestë gjatë ditës së nesërme, me qëllim që kompania të vihet në lëvizje dhe tiu kalojë rrogat e prapambetura.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *