KryesoreLajme

Rindërtimi në Durrës, KLSH: Vendimi për prishjen e 11 objekteve i pabazuar

Procesi i rindërtimit që lindi fill pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe u shtri në disa bashki të vendit është bërë pjesë e auditimeve të përgjithshme dhe të veçanta të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas marrjes në analizë të ecurisë së përgjithshme të procesit ku u has një mangësi e madhe në dokumentacion në ministrinë përgjegjëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit është ndalur specifikisht në Durrës duke gjetur një sërë problematikash nga institucionet vlerësuese. Auditimi tematik ““Mbi zbatimin e procedurave ligjore në lidhje me Vendimin nr. 32, datë 02.07.2020 të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, për objektet e Bashkisë Durrës”, procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni dhe shtesa anësore dhe palestrës së re në shkollën 9 vjecare “14 Nëntori”, si dhe marrjen në dorëzim të objektit” nënvizon në finale se ka pasur kalim të kompetencave nga insitucionet ku të njëjtat që kanë bërë vlerësimin fillestar kanë bërë dhe oponencën teknike.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Së pari KLSH vlerëson se në pjesën ku është ndërtuar objekti zona ka rëndësi arkeologjike dhe nuk është kryer ndonjë vlerësim paraprak. Nga ana tjetër nënvizohet se inicimi, nga Bashkia Durrës, i kërkesës për hartimin e akt-ekspertizave është i pabazuar në ndonjë kërkesë për rivlerësim të thelluar, të diktuar nga akt konstatimet paraprake dhe për më tepër që vetë Instituti i Ndërtimit i cili ka hartuar dhe miratuar këto akte njëkohësisht ka bërë dhe oponencën e tyre, në kundërshtim me VKM-në nr. 26, date 15.01.2020, “Për kryerjen e aktekspertizës së thelluar në ndërtesat e dëmtuara”, gjykojmë se procedurat e ndjekura mbartin riskun që aktet e ekspertizës (së thelluar) të mos shprehin saktë dhe drejtë situatën.

Vlerësimet për riparimet që janë bërë nga institucionet nuk kanë dhënë detaje për masat apo ndërhyrjet që duhet të bëhen dhe as vlerat financiare duke mbart kështu risk.

“Mungesa e vlerës financiare (pra kostos së riparimit dhe kostos së rindërtimit) ka bërë që vendim-marrja për rindërtim ose rikonstruksion të këtyre objekteve, të jetë e pabazë, duke mbartur riskun qe njëkohësisht të jetë edhe e gabuar” nënvizon raportit.

Në finale i njëjti përmbledh se, “nën gjykimin e pavarur të grupit të auditimit, vlerësojmë se, në kushtet kur procedurat e ndjekura për vlerësimin e 11 objekteve të Bashkisë Durrës, që kanë pësuar dëme gjatë tërmetit, janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, dhe si pasojë edhe dokumentet – produkt i këtyre procedurave (akt ekspertizat, oponencat) nuk janë në përputhje me kriteret ligjore, procesi i vendimmarrjes veçanërisht për prishjen e detyruar të objekteve, është i pabazë dhe mbart riskun që njëkohësisht të jetë edhe e gabuar”.

MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *