Vepër artistike në vend të dritares së vandalizuar në katedrale
Një vepër e re arti është vendosur në katedralen e qytetit anglez Coventry. Ajo do të qëndrojë përkohësisht në vend të një dritareje të vandalizuar.
“Pastrimi” është vepra e artistes Anne Petters, që do të qëndrojë në katedrale deri në shkurt.
Ajo është shfaqur pranë Engjëllit të copëtuar të Ungjillit të Përjetshëm, në dritaren perëndimore të katedrales.
Një seri vrojtimesh janë bërë për ta zëvendësuar dritaren e thyer, e cila ishte projektuar nga John Hutton.
Kryetari i qytetit, Rev John Witcombe, ka thënë se dëmtimi i Engjëllit të Ungjillit të Përjetshëm “ishte diçka” shkatërruese dhe rezonoi kudo përreth katedrales sonë”.
Por ai tha: “Ne kërkojmë një përgjigje krijuese ndaj këtij akti të dhunës duke dërguar edhe me tej traditën tonë 60-vjeçare të punës me artistë si pjesë e fuqisë së pajtimit”.
“Është baza jonë e katërt poetike, shpirtërore”.
Engjëlli i Ungjillit të Përjetshëm u thye kur u vodh një kuti koleksioni më 23 janar të vitit të kaluar.
Anne Petters vjen nga Dresdeni, që ishte binjakëzuar me Coventry pas Luftës së Dytë Botërore si njohje e bombardimeve që të dy qytetet duruan.
Puna e saj përbëhet nga dy pjesë, dhe e para, është një pjesë e xhamit të thyer të dritares nga West Screen.
Ajo tha se “ajo zmadhohet dhe projektohet në dritaren tashmë të zbrazët ku dikur ishte Engjëlli i Ungjillit të Përjetshëm”.
Pjesa tjetër ndodhet aty afër.
Gdhendjet e realizuara nga John Hutton formoheshin nga 66 imazhe të veçanta. Kur vdiq në vitin 1978, hiri i tij u varros në tokën pranë dritares.
Artistja e qelqit, zonja Petters, ka thënë se ishte “emocionuar jashtëzakonisht shumë” kur e kishte parë dritaren për herë të parë në vitin 2016 dhe ka thënë se ajo të jepte ndenjën e “rrezikut, ishte pothuajse kërcënuese, por e brishtë në të njëjtën kohë, një atribut që është gjithmonë i natyrshëm kur punohet me xham”.
Ajo ka thënë se ishte një “nder i madh” kur iu kërkua që ta ekspozonte veprën e saj në katedrale.