Bota

Dodiku nuk bindet nga SHBA-ja, nesër nis “rrënimi” i Bosnjës

Lideri i partisë serbe SNSD dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i funksionalitetit të këtij shteti as pas takimit të sotëm me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar.

Escobar pas takimit me Dodikin dhe politikanë të tjerë në këtë vend tha i bindur se nuk do të ketë luftë, ndërkohë Dodik i quajti presionet nga jashtë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ai, përcjell gazeta “Oslobodjenje”, për nesër ka paralajmëruar dërgimin e pesë projektligjeve për votim në Kuvendin e Republika Srspkas, përmes të cilave do të tërhiqen përgjegjësitë që i janë deleguar nivelit qendror në Sarajevë.

“Këto pesë ligje do të shqyrtohen në një seancë speciale. Ky set i ligjeve ka të bëjë me mbrojtjen, taksat dhe të tjera”, ka thënë Dodik.

Politikani serb ka paralajmëruar sistem të veçantë për mbledhjen e taksave në Republika Srpska dhe krijimin e ushtrisë së këtij territori.

Mediat në Bosnjë e kanë quajtur këtë iniciativë si “dy shtete brenda një kulmi”.

Dodik më herët ka folur edhe për mundësinë e një lufte dhe ka thënë se nëse do të vijë deri te kjo, do të ketë ndihmën e Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *