Lajme

Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të bëjmë rezistencë, derisa të plotësohen kushtet

Këtë të hënë IMT ka rinisur aksionin e saj për shembjet e banesave në rrugën 5 Maji .Pas presionit të mediave, Bashkia Tiranë si duket është tërhequr nga shembja e ndërtesave, për ata të cilët ende nuk kanë firmosur një kontratë. E ndërsa të tjerë, të cilët nuk kanë rënë dakord për kushtet dhe kompensimet përkatëse janë shprehur të vendosur për të bërë rezistencë deri në fund.

Pas presionit të mediave, Bashkia Tiranë është tërhequr nga shembja e banesave të 5 Majit, për ata të cilët ende nuk kanë firmosur kontratë.

Lexo më shumë  Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit

Këtë të Hënë eskavatorët shembën 3 banesa ,pronarët e të cilëve kanë nënshkruar aktmarrëveshjet për dëmshpërblimet përkatëse.

E ndërsa të tjerë, të cilët nuk kanë rënë dakord për kushtet janë të vendosur për të bërë rezistencë.

“Ne jemi banorët që nuk kemi firmosur kontratë me Bashkinë, nuk firmosim kontratë dhe nuk pranojmë që të prishen shtëpitë me këtë marrëveshje. Boll me regjime dhe presione.”/ora/

Lexo më shumë  Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *