Bota

Më shumë delegatë “ndotës” se sa përfaqësues të një shteti në samitin për klimën

Në samitin Cop26 për ndryshimet klimatike ka më shumë delegatë të lidhur me industrinë e karburanteve fosile se sa përfaqësues të një shteti të vetëm. Kjo është konfirmuar pas një analize të listës së pjesëmarrësve të publikuar nga Kombet e Bashkuara.

Organizata Global Witness zbuloi 503 persona me lidhje me interesat e karburanteve fosile që janë akredituar për eventin. Ata delegatë lobojnë pro industrisë së naftës dhe gazit dhe aktivistët thonë se nuk duhej të lejoheshin të merrnin pjesë.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

“Industria e karburanteve fosile ka shpenzuar dekada duke mohuar dhe shtyrë veprimet konkrete për krizën klimatike, prandaj ky është një problem i madh. Ndikimi i tyre është një ndër arsyet më të mëdha pse bisedimet 25-vjeçare të Kombeve të Bashkuara për klimën nuk kanë çuar në reduktime reale në emetimet globale”, tha Murray Worthy, Global Witness.

Rreth 40 mijë njerëz po marrin pjesë në Samitin e Klimës që mbahen në Glasgou prej një jave. Brazili ka ekipin më të madh të negociatorëve, sipas të dhënave të OKB-së, me 479 delegatë. Global Witness, është një organizatë që ka si mision kundërshtimin e rasteve të abuzimit me pushtetin, të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të sigurojë të ardhmen e planetit tonë.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *