Bota

COP26, Obama: Nga ishujt po vjen alarmi i katastrofës së afërt

Duhet të alarmohemi për shtetet e vogla ishullore, që janë të parat të kërcënuara nga mbinxehja e Tokës, deklaroi sot ish-presidenti amerikan, theksoi Barack Obama në samitin e COP26.

Ish-presidenti amerikan ishte sot protagonist në konferencën për klimën, përfshirë një tryezë të rrumbullakët me të rinj dhe me sipërmarrës privatë.

Lexo më shumë  Dosjet Epstein: Këshilli i Evropës i heq imunitetin ish-sekretarit të Përgjithshëm

“Ne të gjithë kemi një punë për të bërë si edhe sakrifica”, theksoi Obama, i rritur në Havai dhe që e konsideron veten “një fëmijë ishulli”.

”Në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e përparimit tonë në luftën kundër ndryshimeve klimatike ndaloi kur pasardhësi im (Trump) vendosi të tërhiqej në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, në vitin e tij të parë në detyrë. Unë nuk isha shumë i kënaqur me këtë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Kreu i inteligjencës evropiane: Putini nuk ka plan të ndalë pushtimin në Ukrainë

Nëse kalojmë 1,5 gradë Celsius të ngrohjes nga nivelet paraindustriale, gati gjysma e popullsisë së botës do të ekspozohet ndaj rrezikut të valëve të të nxehtit, thatësirave, përmbytjeve ose mungesës së ujit gjatë dekadës së ardhshme, krahasuar me 43% në rrezik sot, sipas kompanisë ”McKinsey”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *