Lajme

Von Cramon: Kosova dhe Republika Srpska janë dy çështje të ndara

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se nuk mund të krahasohet Kosova me Republika Srpskan.

Në një intervistë për “Al Jazeeran” ka thënë se këto janë çështje të ndara.

“Unë nuk do të krahasoja Kosovën me Republika Srpskan si enitet në Bosnjë-Hercegovinë, e nuk do t’i lidhja në asnjë mënyrë. Janë dy çështje të ndara dhe me Bosnjë-Hercegovinën merremi ndaras nga dialogu Kosovë – Serbi. Nuk dua të spekuloj se eniteti boshnjak në Republika Srpska duhet të jetë monedhë për një koncesion të Serbisë ndaj Kosovës. Ne thjeshtë nuk duam këtë pasi ndarja është e ndaluar”, ka thënë Von Cramon. “Është me rëndësi që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian e jo të krijimit të vazhdueshëm të tensioneve e nacionalizmave”.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *