Bota

Media franceze u bën jehonë dronëve luftarakë të Turqisë

Pjesëmarrës në një emision televiziv në kanalin “BFM Business”, Benaouda Abdeddaim foli për hapat e ndërmarra nga Turqia në fushën e industrisë së mbrojtjes, transmeton Kosova Post.

Ai risolli në vëmendje se droni “Kargu-2”, i cili u përdor në Libi vitin e kaluar, u përmend në raportin e Kombeve të Bashkuara; ndërsa vuri në pah se një zonë konflikti u vu në shënjestër nga një mjet ajror plotësisht autonom, pa u kontrolluar nga njeriu, për herë të parë në historinë botërore.

Lexo më shumë  Në hetim marrëveshja 900 mln euro, policia belge bastis Komisionin Evropian

Duke potencuar se dronët luftarakë turq ndryshuan rrjedhën e luftës në Siri e Karabak dhe rezultuan efektivë kundër organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, Abdeddaim tha gjithashtu se Azerbajxhani u përforcua ndjeshëm përballë Armenisë falë këtyre mjeteve ajrore luftarake të prodhuara nga industria turke e mbrojtjes.

Po ashtu gazetari francez nënvizoi se Polonia, një shtet anëtar i NATO-s, ka finalizuar tashmë një marrëveshje blerjeje për dronët “Bayraktar TB2”.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës 1,000 raketa tjera për të forcuar mbrojtjen ajrore
https://www.rrugapress.al/rusia-paralajmeron-turqine-pas-sulmit-me-dron-te-ukraines/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *