Lajme

“Shumica e banorëve nuk kanë firmosur”, nis prishja e 3 shtëpive në “5 maj”

Ka nisur shembja e disa banesave në lagjen “5 maj” të kryeqytetit.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit mbërriti mëngjesin e sotëm në këtë zonë dhe ka nisur shembjen e banesës së parë. Sipas informacioneve, është rënë dakord të shemben 3 shtëpi për të cilat pronarët e tyre kanë arritur marrëveshje kompensimi.

Por, fillimisht, një pjesë e banorëve të “5 majit” bllokuan hyrjen e punonjësve të IKMT-së, por pas bisedimeve është lejuar që të prishen ato banesa për të cilat pronarët kanë pranuar marrëveshjen me bashkinë.

Lexo më shumë  Kurti i konsideron akte terroriste nga Serbia shpërthimet në veri

Disa banorë të tjerë janë vendosur në tarracat e banesave për të mos lejuar prishjen e shtëpive të tyre.

Për “Faxnews”, një banor ka kundërshtuar marrëveshjen e prishjes së banesës së tij dhe i kërkon bashkisë së kryeqytetit të reflektojë. Ai thekson se shumica e banorëve të zonës nuk kanë arritur asnëj marrëveshje për dëmshpërblim për prishjen e shtëpive të tyre.

Lexo më shumë  FSK-ja drejt përmbylljes së fazës së parafundit për t’u bërë ushtri

“Ka pasur presion për firmosur marrëveshje. Më ka bërë përshytpje.  Nuk do ta firmos kurrë. Parimisht, nuk jam dakord që të bëhet diçka që nuk e dua me zor.  Ata të refklektojnë me ata që nuk kanë firmosur sepse janë shumica. Nuk u ka shkuar presioni te kocka”, deklaroi banori për “Faxnews”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *