Një libër mbi budallallëkun e njerëzve
Heidi Kastner, neurologe dhe psikiatre zvicerane, e cila ka shkruar një libër mbi budallallëkun e njerëzve, në një intervistë për gazetën “Sonntags Zeitung”:
■ Atributi qendror i njerëzve budallenj është se ata i japin përparësi vetëm pozicionit të tyre dhe çdo gjë tjetër e injorojnë. Kjo shihet edhe gjatë tërë pandemisë së koronës, kur njerëzit thonë: “Unë e shikoj vetëm veten time”.
■ Njerëzit budallenj thonë: unë kujdesem për veten time dhe jo për të tjerët. Kjo mund të funksionojë vetëm nëse unë jetoj si eremit plotësisht i izoluar në një shpellë. Atëherë – sa më përket mua – jam përgjegjës për veten dhe për askënd tjetër. Por në atë moment që jam i inkuadruar në një kontekst më të gjerë social, kjo antifjala mbi vetëpërgjegjësinë është marrëzi e pafundme. Pandemia e koronës është jashtëzakonisht pjellore për temën e budallallëkut.
■ Gatishmëria për dialog parimisht duhet të përkrahet dhe është punë e mirë. Por vetëm kur ekziston te të dyja palët. Çdo gjë tjetër duhet të quhet me emrin e vërtetë. Pra, një kombinim i dy monologëve, pa cak dhe pa rezultat, andaj duhet kursyer veten nga mundimi, zemërimi dhe koha që të diskutosh me njerëz që të drejtën e mendimit vetjak e ngatërrojnë me të drejtën për të pasur faktet e tyre.
■ Nuk ka fakte alternative. Ka fakte dhe ka qëndrime të marra, që injorojnë faktet.
Rruga Press

