Sinjale pozitive për Rejën, Cikalleshi dhe Uzuni vijnë me gola në kombëtare
Sokol Cikalleshi ishte autor i dy golave këtë të diel në fitoren 0-2 të Konyaspor ndaj Goztepes, në ndeshjen e vlefshme për elitën e futbollit turk.
Jo vetëm Cikalleshi, në prag të grumbullimit me kombëtaren, edhe Myrto Uzuni është në një formë të shkëlqyer.
Sulmuesi vijon me golat me Ferencvarosin në Hungari. Ai realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në ndeshjen në transfertë ndaj Kisvarda-s.
Për Rejën do të jetë e vështirë të bëjë formacionin në dy takimet e fundit në grup ndaj Anglisë dhe Andorrës, duke qenë se veç dy sulmuesve që kanë arritur të shënojnë, edhe Armando Broja është duke kaluar një formë të shkëlqyer me Southampton në Premier League. Nuk do të ishte çudi që ndaj Anglisë, të tre këta lojtarë të ishin në krye të sulmit kuqezi.
Rruga Press