Lajme

Kosovë/ Asnjë viktimë, 16 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të shtunën, më 6 nëntor, janë regjistruar 16 raste me koronavirus, pas testimit të 2.146 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 6 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 446 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Ndërkohë, Shtabi i Krizës i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili përfshin të dhënat nga të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, ka njoftuar të shtunën se në dy ditët e fundit në këto komuna janë regjistruar dy viktima dhe 76 raste të reja.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Sistemi shëndetësor në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është krejtësisht i ndarë nga sistemi shëndetësor qendror i Prishtinës zyrtare.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.978 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 739.997 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 841.269 persona kanë marrë dozën e parë.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Deri më 6 nëntor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 41.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *