Derby della Madonnina, Interi më dominues se Milani në 10 ndeshjet e fundit mes vete në Serie A
Milani dhe Interi janë gati për ndeshjen derbi të njohur si Derby della Madonnina, ndeshje që zhvillohet sot (e diel) dhe është e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Rossonerët dhe Nerazzurrët do të luajnë sot derbin e javës që zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje për një nuancë më favorit, pasi ende nuk di për humbje këtë sezon me 10 fitore dhe një barazim në 11 ndeshjet e para.
Në anën tjetër, ekipi i Simone Inzaghit e ka nisur sezonin me luhatje, por së fundmi ka gjetur formën e duhur duke shkuar në pesë ndeshje pa humbje në të gjitha garat.
Por, si qëndron situata në përballjet mes dy skuadrave në 10 ndeshjet e fundit apo pesë sezonet e fundit në Serie A?
Interi qëndron shumë më mirë me 6 fitore, Milani ka vetëm 1 fitore, ndërsa tri ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Fitorja më e thellë e Interit është ajo e fundit në sezonin 2021/22 me rezultat 0-3, ndërsa fitorja e vetme në 10 ndeshjet e fundit e Milanit është po ashtu në sezonin e kaluar me rezultat 1-2.