Sajuan ulje emergjente, emigrantët e paligjshëm vrapojnë sapo hapet dera e avionit
Një nga aeroportit më të mëdhenj të Spanjës u bllokua për më shumë se 4 orë pas një tentative të dhjetëra emigrantëve për të hyrë në mënyrë të paligjshme në vend.
E gjitha nisi pasi një avion nga Maroku për në Stamboll, u kthye në Palma de Mallorca sepse në bordin e tij u raportua një emergjencë shëndetësore.
Sapo avioni ul në pistën e aeroporti spanjoll, 21 persona dolën nga dera e tij dhe nisën të vraponin nëpër pistë. Policia arriti të ndalonte 9 prej tyre, por të tjerë janë ende në arrati.
Policia ka nisur një hetim për ngjarjen, ndërkohë që autoritetet e konsiderojnë ata si të paprecedentë.
Rruga Press