Bota

Dron me eksploziv në rezidencë, plagoset kryeministri irakian

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi njofton se ka shpëtuar me plagë të lehta pas një sulmi që u krye në shtëpinë e tij në Bagdad.

Autoritetet bëjnë me dije se rezidenca e kreut të qeverisë në “Zonën e Gjelbër” të kryeqytetit u shënjestruar nga një dron i mbushur me eksploziv.

Raportet e mëparshme të mediave thanë se al-Kadhimi ishte dërguar në spital.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri bëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, të mirën e Irakut.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një zonë të qytetit ku ka shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.

SHBA e ka dënuar incidentin dhe ka ofruar ndihmën e saj me hetimin.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Sa mund të rritet çmimi i naftës? The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *