Brexit/ BE paralajmëron “pasoja të rënda” nëse Britania aktivizon nenin 16
Britania e Madhe dhe BE ndodhen në prag të një lufte tregtare, pasi Brukseli akuzoi Boris Johnson për mungesë serioziteti në lidhje me negociatat mbi të ardhmen e Irlandës së Veriut dhe paralajmëroi për “pasoja serioze”, nëse Dowing Street pezullonte marrëveshjen pas Brexit.
Ndërsa doli nga një takim i tensionuar me ministrin e Brexit të Britanisë së Madhe, komisioneri i BE-së Maroš Šefčovič tha se pavarësisht përpjekjeve të Brukselit për të gjetur një kompromis, “ne nuk kemi vënë re asnjë lëvizje nga Britania”.
Të dyja palët janë treguar hermetike përgjatë bisedimeve tre javore për ndryshimet dhe mënyrën se si do funksionojë marrëveshja e Brexit për të siguruar lirinë tregtare mes Britanisë dhe Irlandës së Veriut.
BE-ja ka deklaruar përgjysmimin e kontrolleve doganore dhe shëndetësore për produktet me bazë 80% shtazore dhe bimore që do tregtohen në supermarkete.
Megjithatë, Šefčovič tha se David Frost, ministër i Brexit, nuk ishte angazhuar ashtu siç do duhej në lidhje me propozimet e BE-së.
“Jam i zhgënjyer nga mungesa e angazhimit, por i bëj thirrje edhe njëherë Britanisë së madhe të angazhohet më seriozisht”, tha Šefčovich.
Ai theksoi se java tjetër do jetë e rëndësishme, pasi duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të arritur në një zgjidhje sa më të shpejtë të jetë e mundur.
“Qëllimi ynë duhet të jetë stabiliteti për Irlandën e Veriut. Ne po dëgjojmë shumë për nenin 16, por futja në fuqi e këtij neni me qëllimin për të realizuar negociatat mbi protokollin do të kishte pasoja të rënda për Iralnden e Veriut”, tha ai.
Megjithatë, David Frost ka kërcënuar edhe një herë se do të aktivizonte Mekanizmin e Mbrojtjes së Irlandës Veriore, sipas nenit 16 të Protokollit të Irlandës së Veriut nëse BE-ja nuk pranon reformat e propozuara nga Britania.
Sepse, gjatë negociatave pas Brexit, të gjitha palët ranë dakord se mbrojtja e marrëveshjes së paqes në Irlandën e Veriut (marrëveshja e së Premtes së Mirë) ishte një përparësi absolute.
Kjo nënkuptonte mbajtjen e kufirit tokësor midis Republikës së Irlandës (në BE) dhe Irlandës Veriore (në MB). Shmangien e infrastrukturës së re si kamerat dhe postat kufitare. Kjo ishte e lehtë kur i gjithë ishulli i Irlandës ishte pjesë e BE-së.
Por, pas Brexit, një rregullim i ri ishte i nevojshëm, sepse BE-ja kërkon që disa mallra të kontrollohen në pikën e hyrjes në tregun e saj të vetëm.
Pra, BE dhe Britania e Madhe negociuan për Protokollin e Irlandës së Veriut, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2021.
Pas Brexit, Irlanda e Veriut vazhdon të ndjekë shumë rregulla të BE-së, veçanërisht ato që rregullojnë tregtinë e mallrave, që do të thotë se kamionët mund të kalojnë kufirin tokësor pa u inspektuar.
Sidoqoftë, ekziston një kufi i ri “rregullator” midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe (Angli, Skoci dhe Uells), sepse kjo e fundit nuk po i ndjek më ato rregulla.
Kujtojmë se neni 16, ose Protokolli i Kufirit Tokësor me Bashkimin Evropian, i lejon të dyja palët të mbyllin përkohësisht kufirin irlandez ose të vendosin vendkalime kufitare në rast të problemeve ekonomike, sociale dhe mjedisore.
Rruga Press