VIDEO:Vazhdon diskreditimi i gazetarëve/Efektivi në Dajt shtyn krejt arrogancë drejt greminës gazetaren dhe operatorin
Në vendin e ngjarjes në Dajt ku i pajetë u gjet trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha ka ndodhur një incident i rëndë mes një efektivi të policisë dhe gazetares Anila Hoxha. Terreni ku u gjet trupi i viktimës është disi i vështirë dhe efektivi i policisë ka rrezikuar edhe jetën e gazetares dhe operatorit të saj që ndodheshin pranë shiritit të verdhë.
Siç shihet edhe nga pamjet, efektivi e ka shtyrë drejt greminës por për fat të mirë ajo ka arritur që të mbahet në një degë peme.
“E tensionuar, gazetarja dëgjohet që t’i drejtohet efektivit: “Polic je ti ore? Shtyn gazetarët si injorant. Nuk të vjen turp. Ti nuk je polic. S’e keni fajin ju, fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë…Do të denoncoj…”