Qindra protesta në të gjithë botën për ndryshimet klimatike
Dita globale e veprimit për Klimën ka shënuar protesta në të gjithë botën – duke përfshirë më shumë se 100 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Protestat kanë filluar nga Australia në Adelaid, Sydney Melbourne, Canberra dhe Wollongong . Më pas në Filipine dhe Tajvan.
Rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul u mbushën me qindra njerëz, të cilët kërkuan veprime të menjëhershme për komunitetet tashmë të goditura nga pasojat e ndryshimeve klimatike.
Protesta po zhvillohen në Turqi, Suedi, Norvegji, Francë, Gjermani, Portugali dhe Holandë. Në Mbretërinë e Bashkuar, rrugët e Londrës, Glasgow, Cardiff, Mançester, Liverpool dhe Bristol janë mbushur me protestues.
Në Irlandë , qindra njerëz u mblodhën në Dublin, në një nga demonstratat kryesore. Dhe në Irlandën e Veriut , protestuesit u mblodhën në Belfast përpara një marshimi të zhurmshëm dhe plot ngjyra nëpër qendrën e qytetit.