Lajme

Vuçiq synon ta mbajë të ngrirë Kosovën dhe ta zvarrisë dialogun që të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë

Enver Robelli sjell pjesë nga një shkrim i revistës kroate GLOBUS

Loja oborrtare e Vuçiqit po vazhdon, ndërsa telenovela tjetër, kushedi cili sezon, pra Kosova, pret seritë e ardhshme. Në të vërtetë, vetëm brenda javëve të para të vjeshtës shpërthyen dy situata krize në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat hodhën dritë mbi krejt dobësinë e Vuçiqit.

Së pari shpërtheu e ashtuquajtura luftë mbi tabelat e veturave, kur autoritetet kosovare vendosën që të mos lejojnë hyrjen e veturave me targa serbe në territorin e Kosovës, por t’ju ofrojnë tabela të përkohshme, për shkak se edhe Serbia nuk i lejon në territorin e saj veturat me tabela kosovare. Arritën policët specialë të Kosovës të ROSU (mes tyre ka edhe serbë), ndërsa serbët e atjeshëm menjëherë nisën bllokadat tradicionale, barrikadat dhe angazhimi i profesionistëve për bllokimin e rrugëve me trupa druri. Vuçiqi u kërcënua me ushtri, i dha “ultimatum” NATO-s se do të reagojë nëse nuk i mbron serbët në Kosovë, pastaj çdo gjë u qetësua.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Pas pak ditësh shpërtheu afera tjetër. Policët specialë të Kosovës zhvilluan një aksion për kapjen e shvercerëve dhe shitësve në territorin ku jeton shumica e popullit serb. Prapë e njëjta. Trupa lisash. Eskavatorë. Ushtria në këmbë, ndonëse sipas Marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999 armata e Serbisë nuk guxon t’i afrohet kufirit të Kosovës më afër se 5 kilometra. I shoqëruar nga pompa e madhe mediale dhe propagandistike Vuçiqi u nis për në Kosovë për t’u takuar me serbët e Kosovës, por arriti vetëm deri në Rashkë, më shumë se 100 kilometra larg kufirit kosovar. Kështu që serbët qenë të detyruar të vijnë nga Kosova për të takuar Vuçiqin, por këtë detaj pakkush e shënoi në Beograd.

Vuçiqi e di se autoritetet e reja amerikane janë angazhuar në Ballkan dhe Joe Bideni kërkon që “nyja kosovare” të këputet me pranimin e ndërsjellë. Si do ta arrijë këtë Vuçiqi pa i kushtuar me pushtet dhe pa vendin e paramenduar prej tij në histori? Po mbështetet te rusët dhe në lojë po e kthen bashkësinë e komunave serbe, si fijen e fundit të shpëtimit, por me gjasë nuk do te kalojë me këtë sepse aty të gjithë e shohin krijimin e republikës serbe, përkatësisht “bosnjëzimin” e Kosovës, gjë që atë shtet do ta bënte jofunksional.

Vuçiq tani synon ta mbajë të ngrirë Kosovën, ta zvarris dialogun sa më gjatë që është e mundur për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë.

Është i vetëdijshëm se betejën e ka humbur, por po kërkon zgjidhje e cila nuk e rrezikon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *