Bota

Parlamenti portugez miraton projekt/ligjin për bërjen e eutanazisë të ligjshme

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar projekt/ligjin e ri e rishikuar ku propozohet bërja e ligjshme e eutanazisë për pacientët që vuajnë nga sëmundje terminale ose që janë të gjymtuar rëndë.

Megjithatë, duhet ende firma e presidentit portugez Marcelo Rebelo de Sousa për t’u kthyer në ligj, ndërsa ky i fundit njihet për qëndrimet e tij konservatore.

Nëse presidenti firmos këtë version të rishikuar të projekt/ligjit, Portugalia do të bëhet një nga vendet e pakta në votë që e lejon këtë procedurë.

Lexo më shumë  Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Vetëm Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Spanja kanë forma të ndryshme eutanazie që lejohet në vendin e tyre.

Parlamenti miratoi versionin e parë të projekt/ligjit në janar, por ka qenë Gjykata Kushtetuese që e ka rrëzuar me kërkesë nga presidenti.

Shumica e gjykatësve arritën në përfundim se fjalët e përzgjedhura ishin “të pasakta” në mënyrën sesi përkufizonin se kujt do i garantohej e drejta për t’i dhënë fund jetës.

“Gjymtim i rëndë” tani përcaktohet si “një formë definitive e aftësive të kufizuara, gjë që e bën një person të varur nga të tjerët ose nga teknologjia për të ndërmarrë hapa elementare të jetës së përditshme”

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Në ligj kërkohet që “të ketë siguri të lartë, ose probabilitet që këto kushtëzime të vijojnë me kalimin e kohës pa mundësinë e një kurimi apo përmirësimi domethënës”.

Drafti ka marrë mbështetjen e shumicës së partive të qendrës së majtë në parlamentin portugez.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *