Si bllokoi transferimin e Ronaldos te City telefonta 20-sekondëshe e Fergusonit
Cristiano Ronaldo ishte një hap larg transferimit te Manchester City, por gjithçka ndryshoi brenda 24 orëve falë telefonatës së mentorit të tij, Sir Alex Ferguson.
Sipas britanikes “Daily Star”, Ferguson kishte vetëm një mesazh të shkurtër dhe të qartë për portugezin.
“Mos shko tek City”, tha ish-trajneri i Manchester United në një bisedë 20 sekondëshe, pas së cilës ai e mbylli telefonin. Ronaldo e dëgjoi atë dhe nuk iu bashkua rivalit të pretuar të qytetit.
Kujtojmë, Cristiano Ronaldo u kthye në Old Trafford në fund të verës.
Ronaldo nënshkroi kontratë me Manchester United deri në vitin 2023, teksa “Djajtë e Kuq” i paguan 15 milionë euro Juventusit, me tetë milionë euro përmes bonuseve.
Rruga Press