Lajme

Rrëzohet Zaev/ Opozita në Maqedoninë e Veriut: Kemi arritur një shumicë të re

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski shkroi në një postim në profilin e tij në Facebook se ka arritur një shumicë të re parlamentare.

“Një e ardhme e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, – ka shkruar Mickoski.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Ai ka publikuar një foti ku ndodhet në prani të liderit të së majtës Dimitar Apasiev, sekretarit të përgjithshëm të “Besës”, Arjanit Hoxha, kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Shqiptare, Arben Taravari.

Shumica parlamentare ka 61 deputetë, por VMRO-DPMNE paralajmëron rritje të numrit të deputetëve në mazhorancë. Pritet që të shtunën te ketë një deklaratë për mediat.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Këtë zhvendosje të pushtetit duket se ka bërë Levizja Besa e drejtuar nga Billal Kasami. Shkak për largimin e partisë së tij nga qeveria është bërë vendimi KSHZ-së për rivotim në komunën e Zhelinës pas ankesës së BDI-së, edhe kjo parti aleate në qeveri. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *