Lajme

Shi e vranësira! Parashikimi i motit për sot, sa do jenë temperaturat

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. SHMU parashikon se sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim e qendër, ndërsa në veri reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Temperaturat do të variojnë: në bregdet: 19 / 23 °C; në vendet e ulëta: 18 / 25 °C; ndërsa në vendet malore: 11 / 18 °C.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mestare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Lexo më shumë  ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin, çështja shkon në SPAK

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *