Bota

Samiti i COP26, aktivisja Thunberg: ”Blah, blah, udhëheqësit duhet të zgjohen”

BBC shkruan se gjatë protestës që po mbahet në Skoci, adoleshentja ka thënë se kriza nuk mund të zgjidhet duke përdorur të njejtat metoda që e futën botën në krizë.

Aktivisja adoleshente për klimën, Greta Thunberg ka thënë se udhëheqësit botëror duhet të zgjohen dhe të gjejnë metoda të reja kundër krizës. BBC shkruan se gjatë protestës që po mbahet në Skoci, adoleshentja ka thënë se kriza nuk mund të zgjidhet duke përdorur të njejtat metoda që e futën botën në krizë. Ajo shtoi se samiti i COP26 është një dështim, si të gjithë samitet e mëparëshme që janë mbajtur për klimën.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

“Ne nuk mund ta zgjidhim një krizë me të njëjtat metoda që na futën në këtë në radhë të parë. Çfarë do të duhet që njerëzit në pushtet të zgjohen? Udhëheqësit nuk po bëjnë asgjë. Duket sikur qëllimi i tyre kryesor është të vazhdojnë të luftojnë për ‘status quo’. Kjo është një festë dyjavore e biznesit si zakonisht dhe blah, blah, blah,” tha ajo.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *