BotaKryesore

Fiset në pyjet e Amazonës nuk e dinin për Covid-19

Më shumë se 5 milionë persona, kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19 në gati dy vite, pandemi që ka mbërthyer botën përreth. Megjithatë, një komunitet me 5800 persona, të cilët jetojnë mes pyjeve të dendur të Amazonës në Peru, as që ia kishin idenë pandemisë, deri në momentin kur aty mbërriti grupi i vaksinatorëve.

Lexo më shumë  Paralajmëron shefja e re e shërbimeve sekrete britanike: Rusia përbën kërcënim akut

“Nuk dinim që koronavirusi ekzistonte. Është hera e parë që kemi dëgjuar për këtë virus të quajtur Covid-19”, tha Apu Mariano Quisto për “Reuters” në momentin kur aty mbërriti grupi i vaksinatorëve.

Mangual është fshati më i largët mes Amazonës. Banorët nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre prej druri, ndërsa jetojnë nga gjuetia dhe peshkimi. Lidhja me botën e jashtme për ata është minimale. Grupit të vaksinatorëve dhe atij të “Reuters” iu deshën 3 ditë udhëtim e lundrim me varkë për të mbërritur në këtë komunitet.

Lexo më shumë  Viti më i mirë i regjistruar i bankave evropiane: Cili është parashikimi për vitin 2026?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *