Bota

Big Pharma shpenzon 263 mln $ për të parandaluar Kongresin amerikan të ulë çmimet e barnave

Ulja e çmimeve të barnave me recetë është ndër prioritetet më urgjente të administratës Biden. Por industria e barnave po shpenzon shuma për të parandaluar që kjo të ndodhë.

Një kompromis i ri në Capitol Hill do të ofronte një lehtësim nga çmimet e larta duke e lejuar gradualisht Medicare të negociojë çmimet e barnave me siguruesit privatë për herë të parë, duke kufizuar kostot në 2000 dollarë dhe duke vendosur kufizime për koston e insulinës.

“Kjo është koha për të marrë lehtësim të vërtetë për qytetarët e moshuar që po grabiten në sportelin e farmacisë,” tha senatori demokrat Ron Wyden.

Lexo më shumë  Britania e Madhe po shqyrton rritjen e ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen

Industria farmaceutike ka shpenzuar afro 263 milionë dollarë për lobim deri më tani këtë vit, duke punësuar tre lobistë për çdo anëtar të Kongresit, sipas OpenSecrets, i cili gjurmon paratë në politikë.

Miliona dollarë janë në formën e donacioneve të fushatave.

“Ata kanë vërtetë burime të pafundme për të hedhur në formësimin e rezultateve të legjislacionit,” tha Sheila Krumholz, drejtoresha ekzekutive e OpenSecrets.

Kongresmeni Scott Peters, një demokrat, ndezi protesta jashtë zyrës së tij të qarkut në San Diego kur doli kundër një plani për të ulur kostot e ilaçeve për të moshuarit në fillim të këtij viti.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE-ne: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Ai ka marrë gati 130,000 dollarë nga industria farmaceutike këtë vit, sipas të dhënave të OpenSecrets.

Rreth 100,000 dollarë i janë dhuruar senatorit demokrat Kyrsten Sinema këtë vit. Senatori Robert Menendez, gjithashtu demokrat, ka marrë gati 80,000 dollarë në vitin 2021.

Të tre demokratët kanë lavdëruar kompromisin mbi çmimet e barnave, duke thënë se ai do të kursejë miliarda dollarë të Medicare.

Demokratët Progresivë e kanë vlerësuar marrëveshjen, por thonë se ajo tregon ndikimin e Big Pharma në procesin legjislativ./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *