Lajme

Rama, ”Open Ballkan” dhe tradhëtia në mes!

Nga: Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së

”Open Ballkan” është qartësisht për Ramën skena e dhuruar nga Vuçiç që një i shitur si Edi Rama të luajë dramën e tradhëtisë së vet. Tradhëtia është vendosur si shumëkëmbësh në mes të skenes që tradhëtari Rama të luajë përqark saj vallën e zezë të tradhëtisë.

Tradhëti ndaj Kosovës të cilën Rama e urren, stigmatizon, përçmon dhe i fut thika pas shpine gjë që nuk e ka bërë kurrë asnjë shqiptar, qoftë ky lider apo qytetar i thjeshtë.
Tradhëti ndaj Shqipërisë, të cilës ja shet falas interesat ekonomike dhe gjeostrategjike në këmbim të dashurisë për Vuçiçin dhe interesave të Serbisë.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Tradhëti ndaj integrimit europian të Shqipërisë, duke nxitur e provokuar urrejtjen ndaj Bashkimit Europian, duke mos përmbushur asnjë kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, duke folur 24 orë në ditë për një hiçgjë si ”Open Balkan”, thjesht për të relativizuar integrimin në BE dhe për të realizuar alibinë për orientimin drejt Lindjes.

Tradhëti ndaj interesave të përditshme të shqiptarëve duke i bishtnuar zgjidhjes së problemeve kritike të ekonomisë së vendit dhe ekonomisë familjare të shqiptarëve dhe duke u përdredhur e bërë lozonjarin me Vuçiçin në kurriz të interesave të shqiptarëve, duke u bërë shërbim interesave ekonomike dhe gjeopolitike të Serbisë.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Sa herë që ”Open Balkan” shfaqet është e qartë për këdo që Rama ka gatuar tradhëtinë e radhës. Të gjithat sperdredhjet prostitutive para kamerave të Ramës për ”Open Ballkan”, s’janë gjë tjetër veçse konfirmime të reja të njëpasnjëshme të një tradhetie, që vetëm thellohet.

Për Shqipërinë ka vetëm një rrugë, që meriton çdo sakrificë dhe ajo është Integrimi në Bashkimin Europian. Plotësimi i kushteve është Road Map-i për të arritur në BE, në këtë destinacion integrues prosperues dhe shumëdimensional. Shqiptarët kanë vetëm një aspiratë: Shqipëria si gjithë Europa dhe jo Shqipëria si Serbia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *